Deri në sa gradë zbresin temperaturat dhe kur do të jetë dita më e ftohtë e javës sipas meterologes

Java ka nisur me një rritje të temperaturave me rreth 2 gradë në të gjithë teritorin ku minimalja ka arritur në -3 në të gjithë Shqipërinë.

E marta dhe e merkura pritet të ketë renie të lehte dhe graduale me mot të kthjellët. Temperaturat 14-15°C do te jenë maksimumet.
Neser një mengjes i kthjellët me rënië me 2 grade te temp. Ndërsa e merkura do të vij me mengjes të ftohtë, me temperatura -6, -7°C.

E enjta dhe në vijim presim ndryshim të tablos sinoptike.

Dita e enjte pritet të bëjë edhe ndryshimin me ardhjen e një sistemi vranesirash që do të sjellë rreshje shiu dhe dëbore.
Rreshjet do të jenë shumë pak prezente në janar. Të enjten do të ketë një sistem vranesisrash ne territorin Shqiptar. E enjta natën dhe e gjithë dita e premte sjell rreshje, shi në zonat e ulta dhe bregdetare, dëbore ne zonat malore, por dhe shumë pranë zonave të ulta.

E shtuna dhe në vijim kemi 3-4 ditë shumë të ftohta në territor, minimalja -10 °C në zonat malore.

Këtë parashikim të motit për sot e mundësoi meterologia e njohur, Tanja Porja./albeu.com/


Shtuar 17.01.2022 12:43