Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 585 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 57 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 3.339.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.708.466 doza të vaksinës. Deri më sot 794.496 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 27.183 doza përforëcuese dhe 2.147 doza të treta të vaksines kundër COVID-19./albeu.com