Presidenti Ilir Meta ka nisur konferencë urgjente për shtyp, në ambientet e Presidencës.
Konferenca e Metës zhvillohet një ditë pas kthimit nga vizita zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Meta është akuzuar nga Basha si pjesë e asaj që ai e quan “Trekëndëshi i Bermudës” që sipas tij është e keqja më e madhe për vendin.
Nga ana tjetër ai është akuzuar edhe për ndërhyrje në punët e brendshme të Partisë Demokratike, pasi ai u shpreh për mënyrën e zgjidhjes së krizës në PD.
Pritet që Meta gjatë konferencës së ditës së sotme t’i kthejë përgjigje edhe akuzave të kryedemokratit Basha./albeu.com/