Sot, 8 janar ora 12:00, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë para selisë së Partisë Demokratike me qëllim nxjerrjen e kryetarit Lulzim Basha nga aty, me pretendimin e ai është shkarkuar me 44 mijë vota të anëtarëve të PD-së, në referendumin e 18 dhjetorit.
Basha ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e selisë, dhe i buzëqeshur ka hyrë brenda.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se sot, ndërsa Berisha do të zhvillojë protestë, Basha do të zhvillojë mbledhje me Kryesinë dhe Gurpin Parlamentar.
“Të nderuar Kryetarë, Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor,
“Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë”, thuhet në mesazhin që Gazment Bardhi u ka çuar kryetarëve të degëve./albeu.com
