Arsenali do të veshë fanellë të bardhë në ndeshjen e ditë se dielë në FA Cup ndaj Nottingham Forest, si pjesë e një nisme për të luftuar krimin me thikë të të rinjve në Londër.
27 adoleshentë u vranë më thikë në Londër gjatë vitit 2021, shifrat më të larta që nga viti 2008, pavarësisht një bllokimi kombëtar.
E quajtur “No More Red”, fushata shpreson t’u japë të rinjve “hapësira më të sigurta dhe pozitive”. Fanellat nuk do të dalin në shitje, por t’u jepet organizatave të komunitetit.
Nisma e Arsenalit mbështetet nga sponsorët e veshjeve Adidas, si dhe aktori Idris Elba dhe ish-sulmuesi i Gunner dhe Anglisë, Ian Wright. r.t/albeu.com