RENEA shfaqet edhe në Vlorë, nis “rrethimi” i qytetit (VIDEO)

Pas Elbasanit, forcat RENEA së bashku me policinë e Vlorës kanë nisur edhe aty një aksion.

Aksioni zhvillohet për vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë por edhe armëmbajtje pa leje.

Raportohet se dy furgona me forca të ardhura nga Tirana po bëjnë kontrolle nëpër kryqëzime rrugësh, por edhe nëpër lagje apo bllok pallatesh ku mendohet se qëndrojnë persona të tillë. Aksioni ka ardhur pas ngjarjeve të fundit në qytetin e Vlorës./albeu.com/


Shtuar 6.01.2022 20:16