Real Madridi ka arritur të mposhtë Barcelonën me rezultatin 2-1 në “Aldfredo di Stefano”.
Galaktikët bën një pjesë të parë spektakolare ku shënuan fillimisht me Benzema në minutën e 13′ dhe më pas me Kross në minutën e 30′.
Me avantazhin e dyfishte u mbyllën 45 minutat e para.
Barcelona hyri me një marsh tjetër në të dytën, ku arritën të ngushtonin rezultatin me mbrojtësin, Mingueze në minutën e 60’.
Ky gol do t’i jepte zemër miqve të cilët rritën presionin dhe shtuan rastet por pa rezultat.
Në krahun tjetër Reali u mundua me anë të kundërsulmeve por pa arritur të gjëjo golin e tretë.
Kjo ndeshje nuk mund të mbaronte pa një karton të kuq, i cili u mor nga Cesemiro për shkak të dy ndërhyrjeve të njëpasnjeshme në minutën 89’ dhe 90’.
Me këtë fitore Reali kalon në renditje Barcelonën dhe barazon përkohësisht Atleticon në krye. /albeu.com/