Pse këmishat e burrave i kanë kopsat në anën e djathtë dhe të grave në të majtë?

E keni pyetur ndonjeherë veten pse këmishat e burrave i kanë kopsat në anën e djathtë dhe të grave në të majtën. Ky detaj na e ka bërë të vështirë gjithë këto kohë që të veshim këmishat e partnerëve nga meraku se mos duket si detaj, megjithëse ka dhe shumë që i fusin një mendje të lehtë në këtë aspekt. Ama ka disa shpjegime për këtë detaj dhe ne po i listojmë më tej.

Në kohët e lashta të gjithë burrat ishin luftëtarë dhe u duhej ta mbanin shpatën me dorën e djathtë. Pikërisht për këtë arsye, vendosja e kopsave të këmishës ishte më e rehatshme në po atë anë që të mos humbisnin kohë për t’i zbërthyer.

Në kohët e lashta, armaturat ishin të krijuara në formë të tillë që lëvizja e saj për lirshmëri gjatë luftimit të ishte nga e majta në të djathtë. Kështu thuhet se u frymëzua edhe vendosja e butonave të këmishës.

Një tjetër shpjegim që lidhet me gratë është fakti që shumë prej tyre në të shkuarën përdornin kuaj dhe vendosja e butonave në të majtë limitonte mundësinë e erës që të hynte nën këmishë apo fustan.

Gratë e mbajnë fëmijën në dorën e tyre të majtë (zakonisht) dhe e djathta është e lirë për të bërë veprime të tjera. Vendosja e kopsave në të majtë e bënë më të lehtë ushqyerjen me gji.

Dhe i fundit shpjegim është ai më i pranuari. Gratë e pasura ndihmoeshin nga shërbëtore për t’u veshur dhe për ta bërë punën sa më të lehtë për to, këmishat ishin me kopsa në të majtë sepse shërbëtoret ishin mëngjarashe.


Shtuar 10.04.2021 15:55