Kapen 200 kg kokainë në portin e Durrësit

Një sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit. Bëhet me dije se origjina e lëndës narkotike është nga Ekuadori.

Bëhet me dije se sasia e 200 kilogramë kokainë është zbuluar brenda një kontenieri i cili vinte tranzit nga Turqia por në portin e Durrësit.

Në tavanin e konteinerit është gjetur një sasi prej 200 kg kokainë. Lënda narkotike kishte për destinacion kompaninë “Massabi fruits” në Kombinat të Tiranës.

Bëhet me dije se kjo është sasia e peshuar deri më tani, por dyshohet se mund të ketë një sasi më të madhe se 200 kilogramë lënde narkotike e llojit kokainë.

 

 

 


Shtuar 10.04.2021 15:55