Sapo u zbulua! Klea dhe Elgiti kanë një surprizë për të gjithë fëmijët shqiptarë (VIDEO)

Klea dhe Elgiti po përgatisin një dhuratë shumë të bukur për të gjithë fëmijët shqiptarë. Bëhet fjalë për alfabetin shqip të kënduar nga Klea bashkë me disa vargje shumë të bukura që shoqërohen nga melodia e Elgitit. Përgatitjet kanë nisur dhe ‘spiunë’ janë disa nga miqtë e çiftit.

Shumë shpejt kënga mbase hidhet edhe në YouTube, por deri në atë moment mjaftohemi me këtë sekuencë shumë të shkurtër.

Mesa duket Klea dhe Elgiti do lënë gjurmë në fëmijërinë e çdo fëmije shqiptar, e kushedi sa prej tyre do mësojnë alfabetin duke dëgjuar këngën e tyre. Me siguri dhe Kridi.


Shtuar 10.04.2021 15:47