Shumë pak e mbajnë mend, pse ishte i veçantë 31 dhjetori i vitit 2006

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, ngritjes së dollive, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella.

Kremtimi i Vitit të Ri është një ndër traditat më të vjetra rituale e shprehur gati tek të gjithë popujt e botës, pa marrë parasysh racën, fenë, kombin dhe përkatësitë e tyre të ndryshme, por për besimtarët katolik njihet edhe si Nata e Shën Silvestrit, tregon natën midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit.

Por më 31 dhjetor të vitit 2006 Festa e Vitit të Ri dhe Bajrami i Vogël janë festuar në të njëjtën ditë.
Bajrami i Vogël është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën që njihet ndryshe edhe si Kurban Bajrami./albeu.com/

 


Shtuar 31.12.2021 10:31