Humb jetën papritur 21-vjeçarja shqiptare në burgun e grave

Ka vdekur një 21 vjeçare në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit, M.K., ishte duke e vuajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Nga 2 nëntori, sipas ShKK-së ajo ishte nën vëzhgim të psikologut të Qendrës.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 30 dhjetor 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndrruar jetë.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

E dënuara, në QKF Lipjan është pranura me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri

18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.

Po ashtu, nga datga 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./albeu.com/