Një kompani mobiljesh ka vendosur në murin e saj të jashtëm një hartë në të cilën Kosova nuk ishte e përfshirë brenda territorit serb.
Reagimet e ashpra dhe presioni nga ana e qytetarëve kanë detyruar kompaninë “Vitorog” që të kërkojë ndjesë dhe ta “zhdukë” këtë hartë.
Kujtojmë se më 28 shkurt të vitit 2008, pjesa më e madhe e botës (109) shtete vendosën që Kosova duhet të shpallej zyrtarisht shtet i pavarur pavarësisht notave të ashpra të protestës nga Serbia e Rusia, të cilat vijojnë edhe sot me kundërshtitë e tyre./albeu.com/