LSDM mbledh këshillin, zgjidhet kryesia e re e partisë dhe mandatari i qeverisë

Ditën e sotme në orën 19:00 mblidhet këshilli qëndror i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Këshilli pritet që të zgjedhë kryesinë e re të kësaj force politike dhe mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Tashmë është njoftuar se Oliver Spasovski ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së, ndërkaq mospjesëmarrjen në Qeverinë e udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski, e kanë paralajmëruar edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Përfliten se edhe ministra të tjerë të Qeverisë Zaev 2 nuk do të marrin pjesë në Qeverinë e re, po deri më tani, vetëm Carovska dhe Shekerinska e kanë konfirmuar publikisht. /albeu.com/