Inter dëshiron mbrojtësin Bremer, zikaltërit ofrojnë tre lojtarë

Marotta dhe Aussilio, drejtuesit sportiv të klubit zikaltër kanë takuar një agjent të FIFA-së që vepron si ndërmjetës në aferën e Gleison Bremer.

Bremer ka patur një sezon fantastik deri më tani me klubin e Torinos ku performanca e tij ka mahnitur shumë klube. Shumë ekipe si Inter, Milan, Napoli kanë si synim lojtarin për ta transferuar.

Torino e vlerëson 25 milion euro por nuk ka ndërmend ta shesë në janar. Interi e ka piketuar mbrojtësin për verën e vitit 2022 dhe Marotta ka në plane t’i ofrojë Torinos një shumë parash plus një nga tre lojtarët e zgjedhur nga Marotta.

Pinamonti, Vanheusden dhe sulmuesi Satriano janë lojtarët që Inter i ofron Torinos të zgjedhë. Pra klubi torinez është në gjendje të zgjedhë një ndërjmet këtyre tre lojtarëve plus shumën që Marotta do të përgatitë për të afruar në Milano mbrojtësin./ h.ll/albeu.com


Shtuar 27.12.2021 13:16