Skuadra angleze e Newcastle dëshiron ta përforcojë grupin këtë afat dimëror që të shpëtoi nga rënia.
Futbollisti që duan është Umtiti, te cilin trajneri Xavi nuk e ka në plane, por që ky i fundit i ka treguar klubit që nuk largohet nga Barcelona, vetëm nëse i ofrohet paga e njëjtë.
Këtë problem nuk e ka Newcastle, pasi drejtuesit kanë para të mjaftueshme që ta bindin për të nënshkruar kontratë afatgjatë.
“El Nacional” raporton se përpos kësaj, Newcastle është gati edhe të ofrojë 20 milionë euro për mbrojtësin.