Noizy surprizon Kidën me dhuratën speciale (FOTO LAJM)

Reperi i njohur Noizy ka surprizuar këngëtaren Kida me një dhuratë vërtet të veçantë.

Krahas muzikës, Noizy është angazhuar prej disa kohësh dhe në biznes. Reperi shumë i dashur për publikun ka krijuar një linjë veshjesh sportive, me emrin “Illyrian Bloodline”. Ai ka treguar shpeshherë se iu ka dhuruar miqve të tij të famshëm veshje nga marka e tij.

Së fundmi ka qenë radha e Kidës.

Këngëtarja e ka postuar në Instastory dhuratën, ndërsa ka falenderuar publikisht dhe reperin. Si duket kjo ka qenë një dhuratë për ditëlindjen e saj, e cila festoi bashkë me miqtë e ngushtë në Dubai./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 20:19