Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj ka realizuar së fundmi një Stand Up Comedy. Mes të tjerash ajo ka diskutuar temën e martesës.
Rudina ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, sepse një deklaratë e saj është parë si thumb për moderatoren Arbana Osmani.
“Meqë ra fjala, nuk e di pse gratë e ish-burrave të mi më kanë inat, e kam seriozisht”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se para shumë vitesh, Rudina Dembacaj ka qenë partnerja e Eduart Grishajt, i cili sot po shijon historinë e dashurisë me Arbana Osmanin.