Skandali me pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, reagon drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës

“Prokuroria e rrethit Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji, jemi të bindur që deri në fund të këtij hetime veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohen me vendimarrje konkrete…”

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imaraj, reagoi për herë të parë në lidhje me hetimet që po kryen për rrjedhjen e të dhënave personale të mbi 630 mijë qytetarëve në Republikën e Shqipërisë.

Gjatë një konference për media në lidhje me mashtrimet kompjuterike, Imeraj deklaroi se hetimet janë intensive dhe do të kemi autorë në fund të procesit.

“Ne jemi këtu në këtë konferencë për të bërë me dije hetimet e bëra prej disa muajve. Në raport për çështjen unë do them dy fjalë, se Prokuroria e rrethit Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda një kuadrati të lejuar nga ligji, jemi të bindur që deri në fund të këtij hetime veprimet do të jenë intensive dhe do të konkludohen me vendimarrje konkrete. Grupi hetimor është i përkushtuar në drejtim të kryerjes së veprimeve të duhura hetimore dhe normalisht që do kemi autorë”, tha Imeraj. /albeu.com/

 


Shtuar 24.12.2021 15:19