Aktivistja e plagosur në protestë ndiqet pa ndërhyrje kirurgjikale, efektivi i Shkodrës përfundon me sukses operacionin

Eva Pango, aktivistja që po merr kujdes mjekësor pas dëmtimit në protestë, nuk ka aktualisht nevojë për trajtim kirurgjikal.

Gjendja e saj do të monitorohet vazhdimisht nga neurokirurgët, të cilët do të vlerësojnë nëse do të nevojitet ndërhyrje, në varësi të ecurisë klinike.

Të lidhura

None found

Ajo u dëmtua gjatë protestës nga një bombul gazi lotsjellës, pësoi gjakderdhje dhe u transportua menjëherë në spital.

Ndërkohë, efektivi i Policisë në Shkodër i është nënshtruar një operacioni, i cili ka përfunduar me sukses.

Efektivi u godit në kokë me gur nga protestuesit që ndodheshin përpara ambienteve të Policisë Vendore të Shkodrës.


Shtuar më 15.10.2026 19:31