Asnjë vdekje dhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë vdekje ndërsa 3 qytetarë janë shëruar.

Në total numri i rasteve aktive është 331.

Në Kosovë, gjatë 24 orëve  janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 15:04