Prishtinën e mbulon errësira, jashtë përdorimit edhe semaforët (FOTO LAJM)

Gjatë ditës së sotme KEDS ka njoftuar se do të fillojnë reduktimet e energjisë-elektrikë, e gjithë kjo sipas tyre si pasojë e një krize energjetike.

Reduktimet kanë filluar si fillim duke prekur Prishtinën, ku një pjesë e kryeqytetit ka mbetur pa rrymë duke mos punuar as semaforët në disa prej rrugëve kryesore.

Ndër semaforët të cilët janë janë funksionit janë edhe ata në Ulpianë.

Ndryshe KEDS njoftoi sot se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në gjithë vendin, si pasojë e prodhimti të ulët vendor dhe çmimeve të larta të importit të energjisë.

E lajmi për ndërprerjet e shumta të energjisë-elektrike tashmë është bërë lajm edhe në mediat botërore.

Shumë prej qytetarëve kanë filluar veçse të ankohen për ndërprerje të energjisë elektrike prej disa orësh, diku dy, diku katër e diku edhe gjashtë orë.

Duhet përkujtuar që shumë prej qytetarëve në ditët e ftohta ngrohen me energji-elektrike e kjo gjë padyshim do t’u pamundësojë edhe ngrohjen.

 


Shtuar 22.12.2021 22:18