Tri komisione parlamentare do të mblidhen sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku do të trajtohen tema që lidhen me ekonominë, shëndetësinë dhe administratën publike.
Të lidhura
None found
Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të zhvillojë mbledhjen e tij në orën 11:00. Në rend dite është raportimi i Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK).
Ndërkohë, në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, i cili do të shqyrtojë Planin e Punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.
Në të njëjtën orë, Komisioni për Shëndetësi do të diskutojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.







