Mide Ndreu, shqiptarja që vrau pronarin 68-vjeçar të shtëpisë ku ajo punonte si pastruese në Itali treguar në mënyrë të detajuar se si ka ndodhur ngjarja.
Shqiptarja u shpreh se i moshuari kishte nisur ta ngacmonte qysh më herët, por ajo kishte nevojë për para dhe po vijonte ende punën.
Ajo ka shtuar gjithashtu se e kishte kundërshtuar të moshuarin gjatë momenteve që ky i fundit e ngacmonte duke i thënë se nuk dëshironte marrëdhënie me të, por sipas saj ai nuk dinte të ndalej.
Ajo shtoi se i moshuari kishte marrë një thikë nga lavamani duke e drejtuar në drejtim të Ndreut dhe më pas e kishte tërhequr atë në divan.
Më pas ajo shtoi se i ka marrë thikën duke e qëlluar 12 herë rresht në inat e sipër.
Ndreu deklaroi se burri i saj kishte ndonjë punë të rastësishme që prej fillimit të pandemisë. Vetë bashkëshorti i saj ka deklaruar se asnjë anëtar i familjes nuk ishte në dijeni të faktit që i moshuari italian e ngacmonte vazhdimisht.
Mbrojtja e gruas shqiptare ka kërkuar që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie për shkak se vuan nga disa probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë vështirësi në përballimin e izolimit./albeu.com/