Helikopteri i tij u rrëzua në det, ministri noton 12 orë dhe shpëton

Një ministër i qeverisë në Madagaskar ka deklaruar se ka notuar për 12 orë për të shpëtuar pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzuar në det.

“Nuk ishte koha ime për të vdekur” tha i rraskapitur ministri Serge Gelle, për Policinë ndërsa u shoqërua për në spital.

Dy zyrtarë të tjerë të sigurisë që udhëtonin me të në helikopter gjithashtu i mbijetuan rrëzimit.

Ekipi kishte qenë duke vëzhguar një zonë në pjesën verilindore të vendit ku një varkë pasagjerësh ishte fundosur.

Të paktën 39 njerëz vdiqën në atë aksident, thanë zyrtarët./albeu.com


Shtuar 22.12.2021 10:07