Real Madridi futet në garë për mbrojtësin e Liverpool-it

Pas largimit të Sergio Ramos dhe Varane, Real Madridi ofroi gjatë merkatos së verës vetëm David Alaba me kosto zero.

Edhe pse performanca e Militao dhe austriakut në qendër ka bindur deri më tani, alternativat në stol janë të pakta, ndaj “galektikët” përpos interesit të lartë që kanë shfaqur për Rudiger, kanë hedhur një sy edhe nga Liverpooli.

Joe Gomez ka lënë pas dëmtimin, por duket se e ka të vështirë për të pasur një vend titullari me Van Dijk, Matip e Konate më të preferuar nga Klopp.

Sipas Daily Mail, plani A i Real Madridit mbetet mbrojtësi gjerman i Chelsea, por duke mos përjashtuar ndonjë surprizë, Gomez do të ishte alternativa më e mirë e mundshme në janar. /albeu.com


Shtuar 22.12.2021 10:10