Skriniar: Fanella është një nder, me fat që luaj në këtë ekip

Mbrojtësi i Interit, Skriniar, foli në Programin e Ditës së Ndeshjes së Interit.

Sllovaku është shprehur i lumtur që luan për Interin dhe se është krenar që vesh fanellën zikaltër.

“Kam 5 vite këtu, Interi do të thotë shumë për mua. Është nder të vesh këtë fanellë. Jemi një grup i madh, rri shpesh me Bastonin, Dimarco, Cordaz.

Jam i lumtur nëse shënoj sepse dua gjithmonë të ndihmojë skuadrën e jo të numëroj golat e mi”, është shprehur mbrojtësi i Inter-it Milan Skriniar./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.12.2021 21:57