Aksident i trefishtë në Tiranë-Durrës, dy pasagjere dërgohen në spital

Një aksident me 3 makina u shënua mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti. Sipas policisë, dy pasagjeret në njërin prej automjeteve E.H. dhe S.H. janë plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spital.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacion paraprak:

Me datë 21.12.2021, rreth orës 19:55, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të një karburanti, janë përfshirë në një aksident 3 mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjeret e njërit nga mjetet, shtetasja E. H., dhe S. H., të cilat ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/

 


Shtuar 21.12.2021 21:57