Shkrirja e akullnajave në Himalaje po vijon me ritme mjaft të shpejta.
Ato rrezikojnë të kthehen në një kërcënim për furnizimin me ujë për miliona njerëz në Azi, paralajmëron një studim i fundit i botuar në “Scientific Reports”.
Studiuesit kanë zbuluar se akullnaja e Himalajeve po shkrin 10 herë më shpejt krahasuar me periudhën para vitit 2000.
Kjo shkrirje e akullit mund të ketë ndikim në qindra miliona banorë që jetojnë përgjatë lumenjve kryesorë të Azisë.
Vargmalet e Himalajeve ruajnë sasinë e tretë më të madhe në botë të akullit pas Antarktidës dhe Arktikut, duke u quajtur edhe si “poli i tretë”.
Autori i studimit të fundit është dr. Simon Cook, një lektor në gjeografi dhe shkencë mjedisi në Universitetin e Dundee, në Skoci.
“Ky studim është vetëm konfirmimi i fundit se ato ndryshime po ndodhin me një shpejtësi të madhe dhe do të kenë një ndikim tejet të rëndësishëm në rajone të tëra”, tha Cook./albeu.com/