U “kryqëzua” nga rrjeti se mohoi origjinën shqiptare, reagon motra e Afërdita Dreshajt (VIDEO)

Pak ditë më parë u bë menjëherë virale një video ku motra e Afërdita Dreshajt, Jehona, mohoi origjinën e saj shqiptare. E sigurisht që ndjekësit nisën që ta kritikonin shumë.

Por mesa duket Jehona nuk ka dashur të mohojë që është nga Shqipëria. Në një video të postuar nga media shqiptare, një komentues ka sqaruar përgjigjen e modeles.

“Ai nuk e pyeti për nacionalitetin, e pyeti nga je çfarë qyteti dhe ajo u përgjigj perfekt”, shkruan ai.

E ky koment ka qenë një përgjigje nga Jehona, e cila e mbështeti duke iu përgjigjur me emojin e një duartrokitjeje.


Shtuar 20.12.2021 13:16