I shkon ish-bashkëshortes në banesë dhe e dhunon, në pranga 55-vjeçari

Një 55-vjeçar në Korcë është arrestuar pasi ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes së tij të pajisur me urdhër mbrojtjeje, dhe e ka dhunuar psikologjikisht.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, të shtetasit N. H., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike, në banesën e saj, ndaj ish-bashkëshortes shtetases V. L., 44 vjeçe, banuese në Korçë, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 20.12.2021 13:12