Fëmijët e Maradonës nxjerrin në ankand pasuritë e babait të tyre

Fëmijët e Diego Armando Maradonës kanë vendosur të nxjerrin në ankand disa nga pasuritë e babait të tyre.

Midis tyre shtëpia që Pibe de Oro u dha prindërve të tyre, me vlerë 900,000 dollarë, si dhe dy BMW (me vlerën 225,000 dhe 165,000 dollarë), fanella për kombëtaren argjentinase dhe Napolin e shumë të tjera, si dhe disa piktura me një vlerë që varion nga 200 deri në 500 dollarë.

“Subasta del 10”, siç quhej, do të zhvillohet të dielën në orën 11:00 me orën lokale./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 15:47