Ish-ekipet hapin dyert për Eriksen

Christian Eriksen i ka thënë lamtumirë Inter-it dhe futbollit italian.

Të dyja palët janë takuar dhe kanë rënë dakort që të shkëpusin kontratën midis tyre, pasi Eriksen nuk mund të luajë  në Itali për shkak të problemit që ka.

Eriksen mudn të rikthehet të fushën e lojës dhe tashmë janë tre ekipe të cilat janë të gatshme ta transferojnë “magjistarin” danez. Odense, Ajax dhe Tottenham janë të gatshme t’i japin një mundësi të dytë mesfushorti pasi në këto tre shtete, nuk është problem defribilatori. Kujtojmë se dhe Blind pësoi të njëjtin problem dhe u rikthye tek ish-klubi i tij, Ajax./h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 10:36