A do tja dalë të mbledhë më shumë delegatë se Berisha? Mesazhi i fundit i Bashës para Kuvendit

Ditën e nesër Lulzim Basha mbledh Kuvendin e tij Kombëtar, pas atij që mblodhi më 11 dhjetor Sali Berisha në Air Albania.

Ndërkohë që kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbajtja e Kuvendit, është zbuluar mesazhi i fundit i Bashës për delegatët demokratë që priten të marrin pjesë në këtë Kuvend.

Rikujtojmë se Berisha në Kuvendin e 11 djetorit arriti të mbledhë 4934 delegatë dhe shkarkoi në parim me votë nënkryetarët dhe kryetarin Lulzim Basha.

Mesazhi i plotë i Bashës:

I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar,

Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë. /albeu.com/

 


Shtuar 17.12.2021 10:41