“Më kanë thënë zemërthyer se i kanë detyruar”, Basha: Si u shantazhuan delegatët e PD për të shkuar në stadium me 11 dhjetor

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, nga studio e “Open” ka bërë deklarata të fortë, ku ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se ka detyruar demokratët të shkojnë në stadium më 11 dhjetor.

Basha tha se demokratët i kanë treguar se Berisha u ka kujtuar vendin e punës.

“Nuk kanë votuar. Kanë qenë njerëz të cilët kanë qenë detyruar me mënyrat më të ulëta. Të kam futur në punë, ma ke detyrim të vish. Unë dua një gjyq tjetër që ti dhe ata që sillen si ti por ua mohojnë shqiptarëve, dua gjyqin e Edi Ramës për inceneratorët, dua rrëzimin e këtij regjimi. Po, do vijnë në Kuvend sepse e dinë që me 18 dhjetor Partia Demokratike ka Kuvend ndërsa aty një pjesë prej tyre, nëse do t’i lexoj thonë zemërthyer që na kanë detyruar, na kanë kujtuar se si na kanë futur në punë. Na kanë kujtuar këtë dhe atë, na kanë marrë me dhjetëra herë në telefon dhe jemi të detyruar të shkojmë aty, por kemi firmosur me 18 dhe do të vijmë me 18. Kjo është e vërteta dhe këtë e dinë shumë prej atyre demokratëve që janë aty dhe e dinë të gjithë. Prandaj po ju them ejani me 18 dhe shikoni Kuvend demokratësh”, tha Basha./albeu.com

 


Shtuar 16.12.2021 22:20