“Jam ndjerë i çliruar pas përjashtimit të Berishës”, Basha: Trekëndëshi i Bermudës mbon të njëjtat interesa

Kreu demokrat Lulzim Basha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” për të folur në lidhje me situatën politike në PD.

Basha tha se pas marrjes së vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së është ndjerë më me shpresë se kurrë dhe i çliruar.

“Pas atij vendimi, ndihem jo vetëm i përligjur, por me shpesë dhe i ciliruar nga barra e së kaluarës nga pjesa e errët e shoqërisë tonë”.

Basha foli dhe për atë që quan “trekëndëshi i Bermudës”, Berisha-Rama-Meta.

“Duken si krahë të ndryshëm, por mbrojnë të njëjtat interesa”, tha Basha.

Lideri demokrat gjithashtu tregoi arsyen pse ndihet shumicë në PD.

“Nëse ne jemi pakica, pse ka fikë Berisha ta tregojë, Pse u con mesazhe personale anëtarëve të këshillit kombëtar të mos shkojnë në Kuvend”, tha Basha./albeu.com

 

 


Shtuar 16.12.2021 21:24