Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” u pyet se kush e drejton PD-në, ai apo Lulzim Basha.
Berisha tha se tashmë PD nuk drejtohet nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Më tej ai tha se anëtarë e këtij komisioni janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.
“Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në datën 11 dhe Kuvendi do e drejtoj deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vjetësh kolegjial. Grupi kolegjial ka shkuar në seli dhe ka kryer mbledhje në seli për t’iu dëshmuar demokrateve që vendimi u zbatua. Sot grupi është në të katërta anët e Shqipërisë për organizuar një ngjarje madhore, ku referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë. Po merren me referendumin në mënyrë që çdo anëtarë i PD të vij të votoj për ratifikimin e vendimit”, tha Berisha./albeu.com