Çfarë u diskutua? Ali Ahmeti takon për herë të fundit Zoran Zaevin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka takuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, pak kohë para dorëzimit të detyrës.

Mendohet se kreu i BDI-së pritet të njoftohet nga Zaev mbi marrëveshjen e arritur me Alternativën dhe partnerët e tjerë të LSDM-së.

Gjithashtu objekt i diskutimit do të jenë edhe postet ministrore e drejtoritë që do marrë e do lërë BDI.

Kujtojmë se BDI hoqi dorë nga Ministria e Informatikës, MEPSO dhe drejtoritë e tjera.

BDI mësohet të ketë kërkuar Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa në zëvendësim të MEPSO-s, pritet të marrë Doganat dhe Agjencinë e Punësimit./albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 17:41