Tensionet në selinë blu, Topalli-Bashës: Dhuna ndaj grave deputete, akti më i ulët që një burrë mund të bëjë

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila është pozicionuar krah Berishës, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me tensionet e ditës së sotme në selinë blu.

Topalli ka akuzuar kreun demokrat Lulzim Basha për dhunë ndaj zonjave deputetet të PD-së, Albana Vokshit dhe Evi Kokalarit, duke thënë se është akti më i ulët që një burrë mund të bëjë.

“I pa afte per t’u turperuar!

Dhuna  verbale dhe fizike e  deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje .

Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate  qe  i thane ik;

Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:

Eshte sjellja prej  frikacakut   te dhunshem te mbushur me  ligesi.

Koha jote mbaroi Lul!”, shkruan Topalli./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 19:11