Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të LSDM-së. Këto zgjedhje brendapartiake vijnë pasi Zoran Zaev dha dorëheqje pas rezultatit të dobët që kishte në zgjedhjet lokale.
Në këtë garë për udhëheqësin e LSDM-së garojnë kandidatët, Frosina Remenski, Dimitar Kovaçevski, dhe Jovan Despotovski.
Në Mbledhjen e Këshillit qëndror të LSDM-së kur u shpallën zgjedhjet e brendshme të LSDM-së pas dorëheqjes së Zoran Zaevit, ky i fundit e promovoi Kovaçevskin për në krеun e partisë.
Për të parin e LSDM-së nesër do të votohet në 194 vendvotime nëpër organizata komunale në të gjithë shtetin. /albeu.com/