Vjosa përmbyt Vlorën, 2 të moshuar izolohen në banesë (VIDEO)

Prej ditësh Shqipëria është e përfshirë nga moti i keq ku jugu i Shqipërisë ka zona të përmbytura, shtëpi, sera dhe ambiente.

Burimet bëjnë me dije se Vjosa ka dalë nga shtrati në Vlorë, ku dy të moshuar kanë mbetur të izoluar në banesë.

Të moshuarit kanë qëndruar nën ujë gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme, ndërsa sot kanë shkuar që t’i shpëtojnë me një gomone.

Gjithashtu mësohet se Lumi Seman ka dal nga shtrati dhe ka përmbytur serat në fshatin Samaticë të Beratit.

Edhe lumi Vjosa ka dalë nga shtrati. Në Poçem stacioni i pompimit të ujit të pijshëm e nënstacioni elektrik është ndalur dhe 3700 familje të zonës janë pa energji elektrike në Hekal, Kutë, Selitë dhe Fratar.

Fermerët e zonave Suk, Arapaj janë në gadishmëri e kanë marr masat për të ruajtur ushqimin e blegtorisë si dhe serat, ndërkohë që e njëjta situatë është edhe në fshatrat përgjat luginës së lumit Vjosë si në Kashisht, Sheqmusalal, Frakull , Qarr etj.

Leli: Kemi 24 orë këtu që dje paradite.

Bashkia e Vlorës po sjell materiale inerte për të marë masa në pjesët më delicate. Momentalisht situata është me e rëndë në pjesën e shtratit të lumit.

Janë evakuuar disa familje ndërsa të tjera nuk kanë pranuar të largohen nga banesat. Të gjitha strukturat përkatëse janë në terren. /albeu.com/