Komisioni i Venecias ka miratuar rekomandimin përfundimtar për Kuvendin, duke mbështetur zgjatjen e afateve të vettingut deri në dhjetor 2024.
Mandatet e komisioneve përfundojnë në 17 qershor 2022. Pro zgjatjes së afateve për të përfunduar edhe pjesën e mbetur të magjistratëve është jo vetëm “Venecia”, por edhe vetë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, SHBA dhe BE.
Anëtarët socialistë në Këshillin Legjislativ të Kuvendit vendosën që t’i drejtohen Komisionit të Venecias për amendamentet e tyre për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, deri në fund të vitit 2024. Por që të finalizohet duhet që me PS-në në Kuvend të bashkojë votat edhe PD./albeu.com/