Barcelona merr një mesazh motivues nga Pedri para “finales” në Mynih

Pedri González , mesfushori i Barçës , nuk do të jetë në Mynih këtë të mërkurë në ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve për shkak të këputjes së muskujve në kuadricepsin e këmbës së majtë që pësoi në ndeshjen e fundit kundër Bayernit në Camp Nou, por “kanerian” donte t’u dërgonte një mesazh inkurajimi bashkëlojtarëve përpara ‘finales’ së madhe.

Nëpërmjet rrjeteve të tij sociale, Pedri ka ndarë një imazh duke festuar një nga golat e këtij sezoni së bashku me Memphis , De Jong ,  Busquets ,  Dest  dhe Jordi Alba, ai është shprehur i bindur se do të arrijnë fitoren për të shkuar në të tetën e Champions.

“Me çdo gjë. Mundesh !” , ka shkruar Pedri , duke i bashkangjitur dy emoji me grusht të shtrënguar për t’u dhënë forcë shokëve të tij. /albeu.com


Shtuar 8.12.2021 11:06