Aktori shqiptar “kritikon” kontrollorët: A nuk pritët dot të ikte Rama jashtë vendit dhe t’a mbyllnit?!

Ditën e sotme disa kontrollorë në Kullën e Kontrollit në Rinas shpallën paaftësi për punë duke bllokuar totalisht udhëtimet ajrore.

Ky veprim i konsideruar si grëve, protestë e deri në puc shteti, u kritikua ashpër nga kryeministri Edi Rama i cili si gjithmonë fajësoi opozitën, presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Aktori i “Portokalli’, Ledio Lako ka bërë një ironi epike për grevën e nisur këtë mëngjes në aeroportin ‘Nënë Tereza’. Në një status në profilin e tij në Facebook, Lako shkruan se kontrollorët kanë bërë një gabim.

Sipas aktorit, ata të Albcontrol duhet të kishin pritur sa të ikte kryeministri Edi Rama në Turqi apo në një vend tjetër dhe më pas ta mbyllnin, duke lënë atë jashtë.

“Këta të Albcontrol kanë bërë një gabim! Duhet të prisnin sa të ikte Rama në Turqi apo në një shtet Europian dhe pastaj ta mbyllnin! Le të vinte me skafin e ndonjërit pastaj,”- shkruan Lako. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 7.04.2021 21:31