Rama thirrje kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend!

“Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin!”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar paralajmerimet për kontrollorët e Albcontrol të cilët që nga mëngjesi i sotëm kanë braktisur punën dhe për pasojë në aeroportin e Rinasit janë anuluar fluturimet. Në një status në Twitter, Rama u ka bërë apel kontrollorëve që të ndahen nga organizatorët.

Kreu i qeverisë shton më tej se kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht!

Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”- shkruan Rama.


Shtuar 7.04.2021 20:32