Moti i keq në Lezhë, si paraqitet situata te Rruga e Kombit, kthehet energjia në Mirditë

Mbrojtja Civile ka dhënë informacion mbi gjendjen e rrugëve, lumenjve dhe energjisë pas reshjeve të dendura të shiut dhe atyre të borës.

Në zonat malore ka pasur reshje bore deri në 400 metra lartësi, por nuk ka probleme me qarkullimin në rrugët e fshatrave dhe as në ato nacionale, përfshirë këtu Rrugën e Kombit.

Gjithashtu nuk ka probleme me lumenjtë apo energjinë.

“Mirëmbrema;

Situata në qarkun Lezhë,

Gjate dites sotme ne teritorin e bashkine Lezhe e Kurbin, patur ne mengjes reshje të shiut me intensitet te ulet.

Ne zonen malore ne lartesite mbi 400m patem reshje debore.

Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi kete situate:

Ne bashkite Lezhe e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk kemi siperfaqe te tokes bujqesise dhe ato depresive me prezence uji.

Hidrovorët janë  në gatishmeri teknike për  pune. Ne basenete e tyre, niveli i ujit eshte ne kuata normale.

Ne bashkin Mirdite, kemi patur reshje debore, kryesisht ne nj.ad. Fani, Orosh, Selit, Kacinar dhe Kthelle, me trshesi 0.5-30cm. Pas ores 10.00 reshjet e debores jane  ndaluar.

Rruget rurale e bashkiake, jane te kalushme. Disa segmente ne nj.ad. Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria eshte me zinxhire.

Rruget nacionale dhe ajo e Kombit jane te kalushme pa’ probleme.

Furnizimi me energji ne zonen e Mirdite u realizu fale punes me perkushtit te inxh. Elvis Ndoj i OSHE Mirdite, ku me brigaden e sherbimeve ne kohe rekord arriti te riparoje difektet dhe te furnizoje me energji Nj.Ad.Orosh e Fane. Keto zona te thella  malore u perfshine nga debora e shoqetuar me stuhia”, thuhet në njoftim./albeu.com

 


Shtuar 30.11.2021 17:52