Doli me barelë dhe lot në sy nga fusha, Neymar ka një mesazh optimizmi          

Lojtari i PSG-së, Neymar Jr, u largua nga fusha kundër Sanit-Etienne me barelë duke qarë pasi dëmtoi kyçin e këmbës.

Pas një dueli më mbrojtësin, Maçon, ai përkuli kyçin e këmbës së majtë duke u detyruar të lërë fushën.

Menjhëerë pas kësaj, braziliani ka postuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram: “Do të shërohem. Për fat të keq, këto pengesa janë pjesë e jetës së një sportisti. Tani të ngre kokën dhe përpara: Do të kthehem më mirë dhe më i fortë. “.

Ish-lojtari i Barcelonës nuk po kalon një sezon të lehtë për shkak të dëmtimeve dhe gjithashtu parregullsisë që e ka penguar të përgatitet fizikisht. /albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NJ ?? (@neymarjr)


Shtuar 28.11.2021 16:37