Borussia Dortmund ka festuar vetëm pak orë, pasi Bayern Munich ka triumfuar me rezultatin 1-0 kundër Arminia Bielefeld dhe me tre pikët e marra kryeson kampionatin me një pikë më shumë.
Bavarezët e kanë dominuar totalisht këtë duel, por goli i epërsisë që ishte edhe i fitores ka ardhur shumë vonë.
Leroy Sane e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 71-të, pas një pasimi të Thomas Muller. Vetëm 1-0 për Bayern, që e tentoi portën e skuadrës mike 23 herë në 90 minuta. /h.ll/albeu.com