Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Deçan të Kosovës ku kanë humbur jetën 3 persona, dhe 2 të plagosur.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë ku është qëlluar me armë drejt një autobusi me nxënës dhe si pasojë kanë ndërruar jetë 3 persona.
“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.
Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë!
Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”, shkruan Meta. /albeu.com/