Rezultoi pozitiv me Covid-19, presidenti çek rikthehet në spital

Presidenti i Republikës Çeke ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është rikthyer në spital, vetëm disa orë pasi u lirua pas disa javësh trajtimi për një gjendje të paspecifikuar të mëlçisë.

Milos Zeman, 77 vjeç, është vaksinuar tre herë dhe zyrtarët e spitalit kanë thënë se ai aktualisht nuk shfaq simptoma.

Ai do të emëronte një kryeministër të ri, Petr Fiala, sot.

Zeman u shtrua në spital në tetor, një ditë pas zgjedhjeve që çuan në humbjen e qeverisë së drejtuar nga Andrej Babis.

Në maj, presidenti ndezi një qiri për të përkujtuar pothuajse 30,000 viktimat e Covid-19 në vend në një vigjilje në Kështjellën e Pragës në kryeqytet.

Që nga dita e sotme, Republika Çeke ka regjistruar më shumë se dy milionë raste dhe 32,523 vdekje të lidhura me koronavirusin./albeu.com


Shtuar 26.11.2021 08:43